Të nderuar,
Informojmë publikun se pasi një subjekt i caktuar në emër të Regjistrit Qendror i’u ka ofruar personave juridikë shërbime të caktuara, duke përfshirë pako, certifikata, shpërblime etj. duke informuar subjektet për gjendjen e tyre të biznesit dhe duke kërkuar një tarifë të caktuar për shërbimet, Regjistri Qendror si institucion NUK QËNDRON prapa të njëjtit ofertues të shërbimeve të caktuara dhe me vendosmëri tërhiqemi nga çdo bashkëpunim me ofertues të këtij lloji.
Këshillojmë qytetarët që të mos iu nënshtrohen informacioneve të këtij lloji, të jenë të KUJDESSHËM për gjithçka që informohen nga subjekte/ofertues të jashtëm, të informojnë Regjistrin Qendror, me qëllim për të mbrojtur veten dhe publikun nga ky lloj keqëpërdorimi/abuzimi.
Për më shumë informacione, na kontaktoni në marketing@crm.org.mk
Faleminderit për bashkëpunimin!