Të nderuar Shfrytëzues të shërbimeve të Regjistrit Qendror,
Ju informojm se versioni i përmirësuar i Sistemit Shpërnadrës është dorëzuar dhe i njejti është në dispozicion të Shfrytëzuesëve.
Tashmë të gjithë Shfrytëzuesit e sistemit kanë mundësi ti shfrytëzojnë shërbimet për monitorimin e ndryshimeve të ndodhura te personat juridik, pra në Sistemin Shpërndarës të disponueshme janë shërbimet e reja në vijim:
- Njoftim elektronik për ndryshimin e ndodhur te subjekti,
- Njoftim elektronik për ndryshimin e ndodhur te subjekti me informacione për ndryshimin.
Në video udhëzuesin janë shpjeguar hapat për shfrytëzimin e shërbimeve të reja.
Për më shumë informacione dhe ndihmë për shfrytëzimin e sistemeve, si dhe për funksionalitete të reja, kontaktoni Departamentin për Marketing dhe marrëdhënie me publikun në: 078/490-940 ose në marketing@crm.org.mk
Me respekt,
Regjistri Qendror