Kërkesë për regjistrimin e një ndryshimi në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të Tjerë Juridik (udhëzime për Agjentin e Regjistrimit)
Vëmendje: Këto udhëzime janë të dedikuara për Agjentët e Regjistrimit. Nëse nuk jeni Agjent i Regjistrimit, shihni udhëzimet përkatëse në shërbimet „Ndryshime në subjekt Permes Agjentit të Regjistrimit“ ose „Ndryshim i pavarur i subjektit“ (në varësi të mënyrës që dëshironi të dorëzoni).
Në varësi të mënyrës së dorëzimit të parashikuar me ligj për lloje të ndryshme të subjekteve, ky shërbim mundëson që Agjentët e Regjistrimit të dorëzojnë në mënyrë elektronike përmes internetit, pa vizituar zyrat e RQRMV. Për dorëzim elektronik, duhet të siguroni një certifikatë dixhitale. Listën e plotë e lëshuesve të certifikatave dixhitale të pranueshme për RQRMV mundë ta gjeni në këtë lokacion.
Dorëzimi përmes agjentit të regjistrimit sipas ligjeve është e mundur vetëm për lloje të caktuara të subjekteve dhe për një lloj të caktuar të dorëzimit, sipas autorizimeve që i posedon agjenti i regjistrimit.
Për rishikim të metodave të mundshme të paraqitjes në varësi nga lloji i subjektit, shikoni përgjigjet në pjesen e Pyetje të Bëra Shpesh më poshtë në detajet e këtij shërbimi.
Ndryshimi i të dhënave për subjekte (SHPK, SHPKNJP, Trgtar Individual, SHA, Shoqatat, Fondacionet, etj.) në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të Tjerë Juridikë mundëson evidentimin e të dhënave më aktuale zyrtare që vlejnë për subjektin. Përmes shkëmbimit të mëtejshëm sistematik të të dhënave, çdo ndryshim i të dhënave në RQRMV evidentohet në:
- Drejtoria për të Ardhura Publike;
- Agjencioni për Punësim i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nëse regjistrimin që ju bëni nenkupton ndryshim të emrit, këshillohet të kontrolloni dhe të rezervoni emrin e dëshiruar të subjektit duke përdorur shërbimin „Kontrollim dhe rezervim i emrit“.
Në vazhdim keni një listë të ndryshimeve që janë lëndë e regjistrimit për llojet më të zakonshme të subjekteve. Për më shumë informacione dhe mënyrën e dorëzimit, më poshtë zgjidhni llojin e subjektit për të cilën jeni të interesuar.
Ndryshime të mundshme për Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK / SHPKNJP), Tregtar Individual (TI), Shoqëri Aksionare (SHA), Filial i shoqëris së huaj dhe TI i huaj, Përfaqësi
- Ndryshim i emrit / firmës
- Ndryshim i emrit te shkurtuar
- Ritja e kapitalit themelor
- Reduktimi (zvogëlimi) i kapitalit themelor
- Ndryshim në kapitalin themelor
- Ndryshim i themeluesit/pronarit
- Ndryshimi i të dhënave të themeluesit / pronarit (ndryshimi i emrit, emrit dhe mbiemrit të themeluesit, ndryshimi i adresës (selisë) ose adresës së vendbanimit, etj.)
- Ndryshim i selisë
- Ndryshime në kohëzgjatje
- Ndryshime në veprimtarin e punës
- Ndryshime në degë (filial)
- Ndryshime në prokurë
- Ndryshime në organin mbikqyrës
- Ndryshime në kontakt informacione
- Ndryshim i lejeve, vertetimeve, licencave, etj.
- Ndryshimi i personit të autorizuar / organit drejtues (ndryshimi i emrit, emrit dhe mbiemrit të themeluesit, ndryshimi i selisë ose adresës së vendbanimit, etj.)
- Ndryshim i Aktit themelues
- Evidentimi i orarit të punës
Lloje tjera të subjekteve
Përveç llojeve të përmendura të subjekteve, Regjistri Qendror evidenton ndryshime për personat e tjerë juridikë. Kjo perfshin
- Subjekte për te cilët ekziston mundësi për dorëzim përmes Agjentit të Regjistrimit, por janë pjesë e udhëzimeve të dedikuara për përdoruesit e tjerë.
- Shoqata;
- Fondacione;
- Përfaqësi e organizatës së huaj;
- Bashkësi e pronarëve;
- Institucion;
- Subjekte të themeluara nën regjistrat e tjerë bazë (themelues), për të cilët Regjistri Qendror siguron të dhëna. Për më shumë informacion, kontaktoni institucionin përgjegjës për regjistrin bazët (themelues) për qëllimin konkret..
- Noterët;
- Avokatët;
- Përmbaruesit;
- Zejtarët;
- Fermerët;
- Agjencionet private të punësimit;
- Shoqeri për ndërmjetësim të punësimit në vend dhe jashtë vendit;
- Sindikatat;
- Partitë politike;
- Kisha, bashkësia fetare, grupi fetar;
- Odat;
- Të tjerë.
- Subjekte të themeluara nga ana e shtetit / institucionet komunale ose me rregullore të posaçme, duke përfshirë:
- Ndërmarje Publike;
- Institucione shtetërore;
- Subjekt i themeluar me rregullore të posaçme.
- Subjekte të tjera që janë lëndë e regjistrimit.
- Shoqëri komandite (SHKM);
- Shoqëri komandite me Aksione (SHKMA);
- Shoqeri Tregtare Publike (SHTP);
- Bashkësia për interes ekonomik (BIE);
- Odat;
- Koperativë.
Formularët e mëposhtëm mund të përdoren për këto lloje të subjekteve:
Për më shumë informacione, shihni rregullativën përkatëse ligjore ose drejtohuni tek përfaqësuesit e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.