Vërtetim për të dhëna individuale nga regjistri Tregtar dhe Regjistri i personave tjer juridik
Shërbimi mundëson lëshimin e vërtetimit të punuar mbi bazën e evidencës zyrtare të cilën e udhëheq regjistri Qendror, e cila paraqet informacion të të dhënave të cilat janë dorëzuar dhe janë aprovuar në regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e personave tjer juridik. Ky shërbim përfshin informacionet e mëposhtme:
- Vërtetim se në cilat subjekte personi paraqitet si menaxher i subjektit;
 - Vërtetim se në cilat subjekte personi paraqitet si pronar / person i autorizuar i subjektit;
 - Vërtetim se në cilat subjekte personi paraqitet si anëtar i këshillit drejtues, apo anëtar i këshillit mbikëqyrës të subjektit;
 - Kontrollë e adresës/ndryshim i selisë të subjektit;
 - Kontrollë i numrit tatimor (NUT) të subjektit;
 - Infromacion për orarin e punës të subjektit;
 - Vërtetim për lidhëshmëri të kapitalit të subjektit;
 - Vërtetim për revizorë të subjektit.