Ky shërbim mundëson porosi të pakove nga të gjitha dokumentet e nevojshme për të dëshmuar aftësinë personale dhe profesionale të operatorëve ekonomik, dhe e njejta shfrytëzohet përmes portalit të Byrosë për prokurime publike, apo si opsion plotësues gjat regjistrimit në SEPB. Shërbimi paraqet parapagesë automatike për ripërtritjen e dokumenteve në afat prej 1 (një) viti, ku çmimi i të cilës është më i ulët se çmimi i rregullt për porositjen e çdo dokumenti në mënyrë të veçantë për rreth 15 përqind.
Operatorët ekonomik të cilët kan parapaguar për shërbimin në profilin e tyre në ESJN, veçmë i kanë dokumentet në modulin – profil i Operatorit Ekonomik. Me dorëzimin e ofertës, dokumentet do të i’u lexohen/bashkangjiten si pjes e ofertës elektronike dhe nuk kanë nevojë për aksione plotësuese.
Ky shërbim mundëson lehtësim të konsiderueshëm të pjesëmarrjes së kompanive në procedurën pë prokurime publike, rritje të integritetit dhe forcim të transparencës në procedurë. Byroja për prokurime publike dhe Regjistri Qendror lidhen nëpërmjet veb-serviseve, duke garantuar sigurinë e vetë procesit dhe vlefshmërinë e dokumentit të ri në menyrë elektronike, i cili përditësohet në mënyrë automatike.
Ekzistojnë dy pako për këtë qëllim të cilat shfrytëzohen në mënyrë të ngjashme, ku kjo pako përfshin vërtetimet/informacionet më poshtë:
Gjendja personale
Aftësia profesionale
Për pakon tjetër të dokumenteve me qëllim të ngjashëm është e disponueshme përmes ESJN, shikoni shërbimin Dosje e tenderit – Aftësi profesionale, gjendje personale dhe ekonomiko-financiare.