Regjistrimi i marrëveshjes për shitje të sendeve të luajtshme duke ruajtur të drejtën e pronësisë

Procedura për regjistrim të marrëveshjes për shitje të sendeve të luajtshme duke ruajtur të drejtën e pronësisë paraqet mënyrë të evidentimit të marrëveshjes për shitje me mbajtjen e të drejtës së pronësisë në Regjistër.

Dorëzimi për regjistrim të ri e bën Noteri ose person tjetër i autorizuar nga Noteri mbi bazën e marrëveshjes në formë të aktit notarial ose solemnizimit, bashkë me dokumentet tjera shoqëruese.

Vëmendje: Nëse jeni Noter, referojuni udhëzimeve përkatëse në shërbim „Regjistrim i shitjes duke ruajtur pronësinë (udhëzime për Noterin)“. Nëse dëshironi të merni informacion nga Regjistri për shitje të sendeve të luajtshme duke ruajtur të drejtën e pronësisë, drejtohuni te seksioni „Shërbime të ngjashme” më poshtë në të dhënat nga ky shërbim dhe zgjidhni llojin e duhur të informacionit.