Regjistrim i së drejtës së pengut, paraqet krijimin e së drejtës për peng kundrejt gjërave të luajtëshme, letrave me vlerë, kërkesa dhe të drejta tjera. Më Pengun sigurohen kërkesa e (peng) kreditorit me qëllim që ai para kreditorëve tjerë të paguan nga vlera e mjetit në peng nësë kërkesa nuk paguhet në afatin e caktuar kohor.
Dorëzimin për regjistrimin e pengut e kryen Noteri ose një person tjetër i autorizuar nga Noteri në bazë të marrëveshjes së pengut në formë të aktit noterial ose solemnizimit, së bashku me dokumentet e tjera shoqëruese.
Vëmendje: Nëse jeni Noter, referojuni udhëzimeve përkatëse në shërbimin „Regjistrimi i pengut (Udhëzime për Noter)“. Nëse dëshironi të merrni informacion nga Regjistri i Pengut, drejtohuni te seksioni "Shërbime të ngjashme" më poshtë në të dhënat nga ky shërbim dhe zgjidhni llojin e duhur të informacionit.