Regjistrimi i të drejtës së lizingut mbi sendet e luajtshme dhe të paluajtshme

Procedura e regjistrimit të së drejtës së lizingut në Regjistrin e Lizingut paraqet detyrim të parashikuar me ligj për regjistrimin e të drejtës së lizingut për sendin e parashikuar në kontratën e lizingut. Regjistrimi i lizingut bëhet në bazë të Marrëveshjes së lidhur për Lizing (të solemnizuar ose të Noterizuar), së bashku me dokumentet e tjera shoqëruese.

Është përgjegjësi e Lizingdhënësit të dorëzon kërkesën për regjistrim, ndryshim ose fshirje në Regjistrin e Lizingut. Gjithashtu, lizingdhënësi dhe lizingmarrësi kanë mundësinë të autorizojnë Noterin për procedurën e regjistrimit.

Vëmendje: Nëse jeni Noter ose Lizingdhënës, referojuni udhëzimeve përkatëse në shërbimin „Regjistrimi i Lizingut (Udhëzime pë Noterin dhe Lizingdhënësin)“.  Nëse dëshironi të merrni informacione nga Regjistri i Lizingut, drejtohuni te seksioni "Shërbime të ngjashme" më poshtë në të dhënat nga ky shërbim dhe zgjidhni llojin e duhur të informacionit.