Regjistrimi i marrëveshjes fiduciare për bartje në të drejtë të pronësisë mbi sendet e luajtëshme dhe të drejtave

Procedura për regjistrimin fiduciar për bartje në të drejtë të pronësisë mbi sendet e luajtëshme dhe të drejtat paraqet mënyrën e evidentimit të marrëveshjes fiduciare për bartje në të drejtën e pronësisë të sendit të caktuar ose të drejtës së bartjes në Regjistr.

Dorëzimin për regjistrim të ri të së drejtës fiduciare për bartje në të drejtë të pronësisë e kryen  Noteri ose një person tjetër i autorizuar nga Noteri në bazë të një marrëveshjeje në formën e një akti noterial ose solemnizimi, së bashku me dokumentet tjera shoqëruese.

Vëmendje: Nëse jeni Noter, referojuni udhëzimeve përkatëse në shërbimin „Regjistrimi fiduciar (udhëzime për Noterin)“. Nëse dëshironi të merrni informacion nga Regjistri Fiduciar, drejtohuni te seksioni "Shërbime të ngjashme" më poshtë në të dhënat nga ky shërbim dhe zgjidhni llojin e duhur të informacionit.