Regjistrimi i ndryshimit të marrëveshjes fiduciar për bartjen e të drejtës së pronësisë në Regjistrin fiduciar.

Ndryshimi fiduciar për bartjen e të drejtës së pronësisë paraqet mënyrën e ndryshimit të marrëveshjes së më hershme fiduciar  për bartjen e të drejtës së pronësisë mbi sendet e luajtëshme dhe të drejtat bartëse.

Dorëzimi i të drejtës ekzistuese për regjistrim dhe ndryshimin fiduciar për bartjen e të drejtës së pronësisë e kryen Noteri ose person tjetër i autorizuar nga Noteri mbi bazën aneks marrëveshjes në formën e aktit noterial ose solemnizimit, sëbashku me dokumentet tjera shoqëruese.

Vëmendje: Nëse jeni Noter, referojuni udhëzimeve përkatëse në shërbimin  „Ndryshimi fiduciar (udhëzime për Noterin)“. Nëse dëshironi të merrni informacion nga Regjistri Fiduciar, drejtohuni te seksioni "Shërbime të ngjashme" më poshtë në të dhënat nga ky shërbim dhe zgjidhni llojin e duhur të informacionit.