Procedura për ndryshim të pengut në Regjistrin e Pengut paraqet mënyrën për ndryshim të pengut të regjistruar më herët mbi gjëra të luajtëshme, letra me vlerë, kërkesa dhe të drejta tjera (pengu i dorës)
Dorëzimin e kërkesës për ndryshim në peng e kryen Noteri ose person tjetër i autorizuar nga Noteri, me një aneks marëveshje në bazë të një marëveshje ekzistuese për peng në formë të aktit noterial solemnizim, sëbashku me dokumentet tjera shoqëruese.
Vëmendje: Nëse jeni Noter, referojuni udhëzimeve përkatëse në shërbimin „Ndryshim i pengut (Udhëzime për Noter)“. Nëse dëshironi të merrni informacion nga Regjistri i Pengut, drejtohuni te seksioni "Shërbime të ngjashme" më poshtë në të dhënat nga ky shërbim dhe zgjidhni llojin e duhur të informacionit.