Fshirja e të drejtës së pengut mbi sendet e luajtëshme dhe të drejtat

Procedura për fshirjen e të drejtës së pengut në Regjistrin e Pengut paraqet mënyrën e fshirjes e të drejtës së pengut mbi sendet e luajtëshme, letrave me vlerë, kërkesave dhe të drejta tjera (pengu i dorës)

Dorëzimin e kërkesës për regjistrimin e fshirjes të pengut joekzistues e kryen personi i cili është deklaruar (autorizuar) në Deklaratën e noterizuar nga kreditori peng e cila është bazë për fshirje të pengut, ose një person tjetër i autorizuar me autorizim.

Vëmendje: Nëse jeni Noter, referojuni udhëzimeve përkatëse në shërbimin „Fshirja e pengut (udhëzime për Noterin)“. Nëse dëshironi të merrni informacion nga Regjistri i Pengut, drejtohuni te seksioni "Shërbime të ngjashme" më poshtë në të dhënat nga ky shërbim dhe zgjidhni llojin e duhur të informacionit.