Fshirja e të drejtës së lizingut mbi sendet e luajtëshme dhe të palajtëshme

Procedura për fshirjen e të drejtës së lizingut në Regjistrin e Lizingut paraqet mënyrën e fshirjes e të drejtës së pengut mbi sendet e luajtëshme dhe tëpaluajtëshme. Fshirja e lizingut bëhet në bazë të kërkesës për fshirje të lizingut e lëshuar nga ana e lizingdhënësit (e verifikuar në Noter).

Dorëzimin e kërkesave për regjistrim, ndryshim, ose fshirje në Regjistrin e Lizingut është përgjegjësi e Lizingdhënësit. Gjithashtu, lizingdhënësi dhe shfrytëzuesi i lizingut kanë mundësi të autorizojnë Noterin për procedurën e regjistrimit.

Vëmendje: Nëse jeni Noter ose Lizingdhënës referojuni udhëzimeve përkatëse në shërbimin „Fshirje e lizingut (udhëzime për Noterin dhe Lizingdhënësin)“. Nëse dëshironi të merrni informacion nga Regjistri i Lizingut, drejtohuni te seksioni "Shërbime të ngjashme" më poshtë në të dhënat nga ky shërbim dhe zgjidhni llojin e duhur të informacionit.