Ky shërbim ju mundëson komunave dhe Qyteti të Shkupit të dorëzojnë fletëparaqitje për regjistrim ose ndryshim të të dhënave në Regjistrin e Adresave. Dorëzimi bëhet në afat prej 8 ditë nga ndryshimi i ndodhur. RQRMV kryen regjistrim të të dhënave në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit.
Komunat dhe Qyteti i Shkupit azhurnojnë/përditësojnë evidencën elektronike në mënyrë të vazhdueshme. Çdo ndryshim në Regjistrin elektronik të Adresave i bërë në RQRMV dorëzohet në formë elektronike edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Entin Shtetëror të Statistikës dhe Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive në afat prej 3 ditë nga dita e regjistrimit të kryer.