Fletëparaqitje e pavarur për regjistrimin e një ndryshimi në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të Tjerë Juridikë
Vëmendje: Këto udhëzime i dedikohen përdoruesëve të zakonshëm dhe përfaqësuesëve të subjekteve. Nëse jeni Agjent i Regjistrimit, shihni udhëzimet përkatëse të shërbimit „Ndryshim të subjektit „Ndryshime në subjekt (udhëzues për Agjentin e Regjistrimit)“.
Në varësi të mënyrës së dorëzimit të parashikuar me ligj për lloje të ndryshme të subjekteve, ky shërbim mundëson që në mënyrë të pavarur (pa ndërmjetësimin e një Agjenti të Regjistrimit) të paraqisni një kërkesë për ndryshimin të të dhënave për subjektin, si në:
- Në zyrat e RQRMV, ose
- Në mënyrë elektronike përmes internetit, pa vizituar zyrat e RQRMV. Për dorëzim elektronik, të gjithë pjesëmarrësit në procedurë duhet të kenë një certifikatë dixhitale. Listën e plotë të lëshuesve të certifikatave dixhitale të pranueshme për RQRMV mund të gjendet në këtë lokacion.
Nëse dëshironi të ndryshoni të dhënat e subjektit me ndihmën e një agjenti regjistriues, zgjidhni shërbimin „Ndryshim të subjketit përmes Agjentit të Regjistrimit“. Ndryshimi përmes agjentit të regjistrimit në bazë të ligjeve është e mundur vetëm për lloje të caktuara të subjekteve.
Për rishikim të metodave të mundshme të paraqitjes në varësi nga lloji i subjektit, shikoni përgjigjet në pjesen e Pyetje të Bëra Shpesh më poshtë në detajet e këtij shërbimi.
Ndryshimi i të dhënave për subjekte (ShPK, ShPKNjP, Trgtar Individual, SHA, Shoqatat, Fondacionet, etj.) në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të Tjerë Juridikë mundëson evidentimin e të dhënave më aktuale zyrtare që vlejnë për subjektin. Përmes shkëmbimit të mëtejshëm sistematik të të dhënave, çdo ndryshim i të dhënave në RQRMV evidentohet në:
- Drejtoria për të Hyra Publike;
- Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nëse regjistrimin që ju bëni nenkupton ndryshim të emrit, këshillohet të kontrolloni dhe të rezervoni emrin e dëshiruar të subjektit duke përdorur shërbimin „Kontrollim dhe rezervim i emrit“.
Në vazhdim keni një listë të ndryshimeve që janë lëndë e regjistrimit për llojet më të zakonshme të subjekteve. Për më shumë informacione dhe mënyrën e paraqitjes, më poshtë zgjidhni llojin e subjektit për të cilën jeni të interesuar.
Ndryshime të mundshme sipas llojit të subjektit
Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (ShPK / ShPKNjP), Tregtar Individual (TI), Shoqëri Aksionare (ShA), Degë e shoqëris së huaj dhe TI i huaj, Përfaqësi
- Ndryshim të emrit / firmës
- Ndryshim të emrit të shkurtër
- Ritja e kapitalit themelor
- Reduktim / zvogëlim th kapitalit themelor
- Ndryshim të kapitalit themelor
- Ndryshim të themeluesit/pronarit
- Ndryshimi i të dhënave të themeluesit / pronarit (ndryshimi i emrit, emrit dhe mbiemrit të themeluesit, ndryshimi i adresës (selisë) ose adresës së vendbanimit, etj.)
- Ndryshim të selisë
- Ndryshime në kohëzgjatje
- Ndryshim të veprimtarisë së punës
- Ndryshime në degë
- Ndryshime në prokurë
- Ndryshime në organin mbikqyrës
- Ndryshime në kontakt informacione
- Ndryshim i lejeve, vertetimeve, licencave, etj.
- Ndryshimi i personit të autorizuar / organit drejtues (ndryshimi i emrit, emrit dhe mbiemrit të themeluesit, ndryshimi i selisë ose adresës së vendbanimit, etj.)
- Ndryshim të Aktit themelues
- Evidentimi i orarit të punës
Shoqata
- Ndryshim të emrit
- Ndryshim të emrit të shkurtër
- Ndryshim të selisë
- Ndryshim të veprimtarisë së punës
- Ndryshim të qëllimeve
- Ndryshim të statutit
- Fshirje (shlyerje të) themeluesit
- Ndryshim të përfaqësuesit
- Ndryshim të e-mail (postës elektronike)
- Regjistrim/ndryshim i njësisë organizative
- Ndryshim i lejeve, vertetimeve, licencave, etj.
- Evidentim i orarit të punës
Fondacione
- Ndryshimi të emrit
- Ndryshim të emrit të shkurtër
- Ndryshim të selisë
- Ndryshim të veprimtarisë së punës
- Ndryshim të qëllimeve
- Ndryshim të statutit
- Ndryshim të themeluesit
- Rritja / zvogëlimi i masës së pronës
- Ndryshim të përfaqësuesit
- Ndryshim të e-mail (postës elektronike)
- Regjistrim/ndryshim i njësisë organizative
- Ndryshim i lejeve, vertetimeve, licencave, etj.
- Evidentim i orarit të punës
Degë e organizatës të huaj
- Ndryshim të emrit
- Ndryshim të emrit të shkurtër
- Ndryshim të selisë
- Ndryshim të qëllimeve
- Ndryshim të themeluesit
- Ndryshim të përfaqësuesit
- Ndryshim të e-mail (postës elektronike)
- Ndryshim të Aktit themelues
- Ndryshim i lejeve, vertetimeve, licencave, etj.
- Evidentimi i orarit të punës
Bashkësi e Pronarëve / Bashkësi e Pronarëve në pjesë të ndara të ndërtesës së banimit
- Ndryshim të emrit
- Ndryshim të emrit të shkurtër
- Ndryshim të selisë
- Ndryshim të statutit
- Ndryshim të përfaqësuesit
- Ndryshim të e-mail (postës elektronike)
- Evidentimi i orarit të punës
Institucion shëndetësor privat, institucion shëndetësor privat – barnatore
- Ndryshim të emrit
- Ndryshim të emrit të shkurtër
- Ndryshimin e selisë
- Ndryshime të veprimtarisë së punës
- Ndryshim të Aktit themelues
- Ndryshim të themeluesit
- Ndryshim të përfaqësuesit
- Ndryshim të e-mail (postës elektronike)
- Regjistrim/ndryshim i njësisë organizative
- Rritja / zvogëlimi i masës së pronës
- Ndryshim i lejeve, vertetimeve, licencave, etj.
- Evidentimi i orarit të punës
Lloje tjera të subjekteve
Përveç llojeve të përmendura të subjekteve, Regjistri Qendror evidenton ndryshime për personat e tjerë juridikë. Kjo perfshin:
- Subjekte të themeluara nën regjistrat e tjerë bazë (themelues), për të cilët Regjistri Qendror siguron të dhëna. Për më shumë informacion, kontaktoni institucionin përgjegjës për regjistrin bazët (themelues) për qëllimin konkret.
- Noterë;
- Avokatë;
- Përmbarues;
- Zejtarë;
- Fermerë;
- Agjenci private të punësimit;
- Shoqeri për ndërmjetësim të punësimit në vend dhe jashtë vendit;
- Sindikata;
- Parti politike;
- Kisha, bashkësi fetare, grup fetar;
- Odat;
- Të tjerë.
- Subjekte të themeluara nga ana e shtetit / institucionet komunale ose me rregullore të posaçme, duke përfshirë:
- Ndërmarje Publike;
- Institucione shtetërore;
- Subjekt i themeluar me rregullore të posaçme.
- Subjekte të tjera që janë lëndë e regjistrimit.
- Shoqëri komandite (ShKM);
- Shoqëri komandite me Aksione (ShKMA);
- Shoqeri Tregtare Publike (ShTP);
- Bashkësi ekonomike e interesit (BEI);
- Odat;;
- Koperativë.
Formularët e mëposhtëm mund të përdoren për këto lloje të subjekteve:
Për më shumë informacione, shihni rregullativën përkatëse ligjore ose drejtohuni tek përfaqësuesit e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.