Fletëparaqitje për regjistrimin e një ndryshimi në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të Tjerë Juridikë përmes Agjentit të Regjistrimit

Vëmendje: Këto udhëzime i dedikohen përdoruesëve të zakonshëm dhe përfaqësuesëve të subjekteve. Nëse jeni  Agjent i Regjistrimit, shihni udhëzimet përkatëse të shërbimit „Ndryshim i subjektit (udhëzues për Agjentin e Regjistrimit)“.

Në varësi të mënyrës së dorëzimit të parashikuar me ligj për lloje të ndryshme të subjekteve, ky shërbim iu mundëson që të bëni ndryshim të të dhënave të personit juridik ekzistues me ndërmjetësimin e Agjentit të Regjistrimit. Regjistrimi përmes agjentit të regjistrimit në përputhje me ligjet ështe mundësuar vetëm për lloje të caktuara të subjekteve. Dorëzimi përmes agjentit të regjistrimit varet edhe nga autorizimet të cilët i posedojn lloj i ndryshëm i agjentëve. Në këtë lokacion mundë të shihni listën e agjentëve të regjistrimit ku me ndërmjetësimin e tyre mundë të bëni dorëzimin në RQRMV, si dhe të kontrolloni autorizimet e tyre për dorëzim.

Nëse lloji i subjektit të perzgjedhur nuk paraqitet më poshtë për zgjedhje, ose përsëri doni të bëni ndryshim të pavarur të subjektit pa ndërmjetsimin e Agjetit të Regjistrimit,  zgjedhni shërbimin „Ndryshim i pavarur i subjektit“.

Për rishikim të metodave të mundshme të dorëzimit në varësi nga lloji i subjektit, shikoni përgjigjet në pjesen e Pyetje të Bëra Shpesh më poshtë në të dhënat e këtij shërbimi.

Ndryshimi i të dhënave për subjektet (ShPK, ShPKNjP, Trgtar Individual, ShA, Shoqatat, Fondacionet, etj.) në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të Tjerë Juridikë mundëson evidentimin e të dhënave më aktuale zyrtare që vlejnë për subjektin. Përmes shkëmbimit të mëtejshëm sistematik të të dhënave, çdo ndryshim i të dhënave në RQRMV evidentohet në:

Nëse regjistrimin që bëni nenkupton ndryshim të emrit, këshillohet të kontrolloni dhe të rezervoni emrin e dëshiruar të subjektit duke përdorur shërbimin „Kontrollim dhe rezervim i emrit“.

Në vazhdim keni një listë të ndryshimeve që janë lëndë e regjistrimit për llojet më të zakonshme të subjekteve. Për më shumë informacione dhe mënyrën e dorëzimit, më poshtë zgjеdhni llojin e subjektit për të cilën jeni të interesuar

Ndryshime të mundshme për Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (ShPK / ShPKNjP), Tregtar Individual (TI), Shoqëri Aksionare (ShA), Degë e shoqëris së huaj dhe TI i huaj, Përfaqësi

Lloje tjera të subjekteve

Përveç llojeve të përmendura të subjekteve, Regjistri Qendror evidenton ndryshime edhe për personat e tjerë juridikë. Kjo perfshin

Formularët e mëposhtëm mund të përdoren për këto lloje të subjekteve:

Për më shumë informacione, shihni rregulloren përkatëse ligjore ose drejtohuni tek përfaqësuesit e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.