Vëmendje: Këto udhëzime u dedikohen përdoruesëve të zakonshëm dhe përfaqësuesëve të subjekteve. Pas krijimit me sukses të llogarisë së shfrytëzuesit dhe kërkesës të suksesëshme për akses në e-regjistrim, Ju lutemi dërgoni mesazh në e-mail E-PodnesiSam@crm.org.mk me përmbajtje se kërkesa e aksesit është për aplikim të pavarur në sistemin për e-regjistrim, aksesi do të Ju aprovohet/miratohet. Nëse jeni Agjent i Regjistrimit, referojuni udhëzimeve përkatëse në shërbimin „Regjistrimi i subjektit (udhëzime për agjentin e regjistrimit)“.
Në bazë të mënyrës së dorëzimit të parashikuar me ligj për lloje të ndryshme të subjekteve, ky shërbim mundëson që në mënyrë të pavarur (pa ndërmjetësimin e Agjentit të Regjistrimit) të dorëzoni fletëparaqitjen për themelimin e subjektit të ri, dhe atë si më poshtë:
Nëse dëshironi të themeloni një subjekt me ndihmën e agjentit të regjistrimit, zgjidhni shërbimin „Regjistrimi i subjektit përmes agjentit të regjistrimit“. Regjistrimi përmes agjentit të regjistrimit sipas ligjeve është mundësuar vetëm për lloje të caktuara të subjekteve.
Për të kontrolluar mënyrat e mundëshme të aplikimit në varësi të llojit të subjektit, shihni përgjigjet në pjesen e Pyetje të Parashtruara më Shpesh më poshtë në të dhënat për këtë shërbim.
Regjistrimi i subjektit (ShPK, ShPKNjP, Trgtar Individual, ShA, Shoqatat, Fondacionet, etj.) në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të tjerë Juridikë paraqet shërbim të integruar që nënkupton regjistrimin e subjektit në regjistrin përkatës, si :
Për më shumë, nëse është i përshtatshëm lloji i përzgjedhur i subjektit dhe forma e tij, aplikuesi nëse dëshiron mund të zgjedhë ne kornizën e të njejtës procedurë të:
Para se të dorëzoni fletëparaqitje për themelim, e këshillueshme është të kontrolloni dhe rezervoni emrin e dëshiruar të subjektit duke përdorur shërbimin „Kontrollim dhe rezervim i emrit“.
Për më shumë informacione për llojet më të zakonshme të subjekteve dhe mënyrën e dorëzimit, më poshtë zgjidhni llojin e subjektit për të cilin jeni të interesuar. Për më shumë Regjistri Qendror bën regjistrimin edhe të personave të tjerë juridikë. Kjo perfshin:
Formularët e mëposhtëm mund të shfrytëzohen për këto lloje të subjekteve:
Për më shumë informacione, shihni regullativën ligjore ose drejtohuni tek përfaqësuesit e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.