Kontrollimi dhe rezervim i emrit të subjektit juridik

Me këtë shërbim mund të kontrolloni nëse emri i dëshiruar i subjektit është në dispozicion. Për më tepër, ky shërbim ju mundëson të bëni një rezervim në mënyrë elektronike (përmes internetit) një emër të një personi juridik para se të paraqisni një kërkesë për regjistrim në Regjistrin e Shoqërive Tregtare dhe personave të tjerë juridikë (themelimi i një personi të ri juridik ose ndryshimi i emrit të një person juridik ekzistues). Kështu që emri do të mbrohet dhe rezervohet për një periudhë të caktuar kohore

Kontrollimi kryhet duke kërkuar një pjesë të emrit unik, dmth kërkohet nëse ekziston një emër i tillë i ngjashëm (sipas gjykimit dhe vlerësimit personal). P.sh. Zvonçiica / Xvonçica - nëse kërkoni vetëm Zvonçica, mund që të mos i’u paraqitet kompani me emër të tillë ose të ngjashëm. Për rezultate më të sakta duhet të kërkohet me një pjesë të emrit.

Për më shumë informacione mbi kufizimet e emrave të personave juridik, shihni seksionin më poshtë të Pyetjeve të Parashtruara më Shpesh në të dhënat e këtij shërbimi.