Fshirje (mbyllje) dhe procedurë e shkurtuar e likuidimit të personit juridik përmes Agjentit të Regjistrimit

Vëmendje: Këto udhëzime dedikohen për përdoruesit e zakonshëm dhe përfaqësuesit e subjekteve. Nëse jeni Agjent i Regjistrimit, përmbajuni udhëzimeve përkatëse të shërbimit  „Fshirje (mbyllje) dhe likuidim i shkurtuar (udhëzime për Agjentin e Regjistrimit)“.

Ky shërbim nënkupton mbylljen/fshirjen e personit juridik ne Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të tjerë Juridik përmes procedurës të fshirjes së drejtëpërdrejtë të personit juridik ose përmes procedurës së shkurtuar të likudimit, në rastë kur procedura kryhet me ndërmjetësimin e Agjentit të Regjistrimit. Dorëzimi përmes agjentit të regjistrimit në përputhje me ligjet është mundësuar vetëm për lloje të caktuara të subjekteve. Dorëzimi përmes agjentit të regjistrimit varet dhe nga autorizimet të cilët i posedojn lloj i ndryshëm i agjentëve. Në këtë lokacion mundë shihni listë të agjentëve të regjistrimit ku me ndërmjetësimin e tyre mundë të bëni dorëzimin në RQRMV, si dhe ti kontrolloni autorizimet e tyre për dorëzim.

Nëse lloji i zgjedhur i subjektit nuk shfaqet më poshtë për përzgjedhje, ose përsëri dëshironi të dorëzoni kërkesë për fshirje ose procedurë e shkurtuar të pavarur të likuidimit pa ndërmjetësimin e agjentit të regjistrimit, zgjidhni shërbimin „Fshirje (mbyllje) e pavarur dhe likuidim i shkurtuar“.

Llojet e personave juridik që mundë ti nënshtrohen procedurës së drejtëpërdrejtë ose procedurës së shkurtuar të likuidimit janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Lloji i personit juridikProceduraMënyrat e mundëshme të dorëzimit
Tregtar individual (TI)Fshirje (mbyllje)Të pavarur elektronike, ose përmes Agjentit të Regjistrimit. Nuk ekziston mundësi për dorëzim në formë të letrës.
PërfaqësiFshirje (mbyllje)Të pavarur elektronike, ose përmes Agjeniti të Regjistrimit. Nuk ekziston mundësi për dorëzim në formë të letrës.
ShoqataLikuidim në faza, OSE Procedurë e shkurtuar e likuidimitTë pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur.
FondacionLikuidim në faza, OSE Procedurë e shkurtuar e likuidimitTë pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur.
Forma organizative e një organizate të huaj (Degë (filial) e organizatës së huaj)Likuidim në faza, OSE Procedurë e shkurtuar e likuidimitTë pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur.
Bashkësi e pronarëveFshirje (mbyllje)Të pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur.
Subjekte të tjera të rregulluara me rregullore të veçantaNë varësi të llojit të subjektit dhe regjistrit themelues për atë subjektTë pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur.

Për një kontrollim të plotë se cilat procedura të likuidimit ose fshirjes janë të mundshme për lloje të ndryshme të personave juridikë, shihni përgjigjet në seksionin e Pyetje të Bëra më Shpesh më poshtë në të dhënat për këtë shërbim.

Për mundësinë e likuidimit në faza të personit juridik, shfletoni shërbimet:

Këto shërbime janë në dispozicion vetëm për llojet e personave juridik për të cilët rregullativa ligjore lejon një përfundim (ndërprerje) të tillë.

Përfundimi i një personi juridik mund të ndodhë edhe si rezultat i:

Përmes shkëmbimit sistematik të mëtejshëm të të dhënave, çdo ndryshim i të dhënave në RQRMV evidentohen edhe në:

Për më shumë informacionе mbi llojet më të zakonshme të subjekteve dhe mënyrën e dorëzimit për fshirje ose procedurës së shkurtuar të likuidimit, më poshtë zgjidhni llojin e subjektit për të cilën jeni të interesuar. Për më tepër, Regjistri Qendror bën regjistrimin edhe të personave të tjerë juridik. Kjo perfshin:

Formulari i mëposhtëm mundë të përdoret për këto lloje të subjekteve:

Për më shumë informacione, shihni rregullativën përkatëse ligjore ose drejtohuni tek përfaqësuesit e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.