Shënimi i të dhënave për pronar të vërtetë të subjekteve

Vëmendje: Për një subjekt mundë të ketë më shum dorëzues të autorizuar te cilët kan autorizim për të dorëzuar kërkesë.

Në rast të çlajmrimit të padëshiruar nga sistemi i regjistrit të pronarëve të vërtetë (mbyllje e drejtpërdrejtë e shfletuesi në të cilin punon dhe të ngjajshme.) nga ana e ndonjërit prej dorëzuesëve, dhe për arsye të mbrojtjes të të njejtit subjekt, sistemi pamundëson përpunim të më tutjeshëm të kërkesës, apo ndryshe nuk lejon të vazhdohet me dorëzimin e kërkesës nga dorëzues tjetër përderisa dorëzuesi i cili në menyrë të padëshiruar është çlajmruar dhe përsëri nuk është kyçur në sistem.

Sistemi jep mesazh të përshtatshëm se kërkesa është e „mbyllur“ për arsye se dorëzues tjetër punon në të njejtën.

Në rastet kur dorëzuesit i cili padëshiruar çlajmrohet nga sistemi dhe i është marë autorizimi dhe dorëzues tjetër është autorizuar të dorëzoj kërkesë për subjektin, për tu mundësuar puna e mëtutjeshme dhe dorëzimi i kërkesës, duhet që dorëzuesi të drejtohet tek Regjistri Qendror në adresën elektronike RVS@crm.org.mk 
 

Regjistrimi i pronarëve të vërtetë paraqet shënim të të dhënave për pronar të vërtetë të përcaktuar më parë të subjektit juridik, përmes definimit/përcaktimit të indikatorit të pronësisë, me çka shërbimi i referohet shënimit fillestar të pronarit të vërtetë dhe çdo ndryshim i të njejtit.

Subjektet juridike janë përgjegjëse për saktësinë, adekuatitetin dhe azhurnimin/përditësimin e të dhënave të shënuara në Regjistër. Të dhënat për pronar të vërtetë shënohen vetëm për subjekte juridike për të cilat ekziston detyrim ligjor për ta evidentuar pronarin e vërtetë. Regjistimi zbatohet vetëm në menyrë elektronike, përmes internetit dhe atë:

• Në mënyrë të pavarur, nga ana e personit të autorizuar për të përfaqësuar personin juridik ose

• Përmes një personi tjetër, të autorizuar nga subjekti juridik për të dorëzuar kërkesë në Regjistër.