Dorëzimi i kërkesës për regjistrim dhe themelim në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të tjerë Juridikë përmes Agjentit të Regjistrimit

Vëmendje: Këto udhëzime dedikohen për përdoruesit e zakonshëm dhe përfaqësuesit e subjekteve. Nëse jeni Agjent i Regjistrimit, përmbajuni udhëzimeve përkatëse të shërbimit „Fshirje (mbyllje) dhe likuidim i shkurtuar (udhëzime për Agjentin e Regjistrimit)“.

Në bazë të mënyrës së dorëzimit të parashikuar me ligj për lloje të ndryshme të subjekteve, ky shërbim ju mundëson të kryeni regjistrimin e personit të ri juridik me ndërmjetësimin e Agjentit të Regjistrimit. Regjistrimi përmes agjentit të regjistrimit sipas ligjeve është mundësuar vetëm për lloje të caktuara të subjekteve. Dorëzimi përmes agjentit të regjistrimit varet edhe nga autorizimet të cilët i posedojn lloje të ndryshme të agjentëve. Në këtë lokacion mundë te shihni listën e agjentëve të regjistrimit ku me ndërmjetësimin e tyre mundë të bëni dorëzimin në RQRMV, si dhe të kontrolloni autorizimet e tyre për dorëzim.

Nëse lloji i zgjedhur i subjektit nuk shfaqet më poshtë për përzgjedhje, ose dëshironi të themeloni subjekt në mënyrë të pavarur pa ndërmjetësimin e një agjenti regjistrimi, zgjidhni shërbimin „Regjistrim i pavarur i subjektit“. 

Për rishikim të metodave të mundshme të paraqitjes në varësi nga lloji i subjektit, shikoni përgjigjet në pjesen e Pyetje të Bëra Shpesh më poshtë në detajet e këtij shërbimi.

Regjistrimi i një personi juridik (SH.P.K, SH.P.K.NJ.P, Trgtar Individual, SH.A, Shoqatat, Fondacionet, etj.) në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të tjerë Juridikë paraqet shërbim të integruar që nënkupton regjistrimin e subjektit në regjistrin përkatës, si :

Për më shumë, përderisa është i përshtatshëm lloji i përzgjedhur i subjektit dhe forma e tij, aplikuesi nëse dëshiron mund të zgjedhë ne kornizën e të njejtës procedurë të:

Para se të dorëzoni kërkesë për themelim, këshilloheni të kontrolloni dhe rezervoni emrin e dëshiruar të subjektit duke përdorur shërbimin „Kontrollim dhe rezervim i emrit“.

Për më shumë informacione mbi llojet më të zakonshme të subjekteve dhe mënyrën e dorëzimit, më poshtë zgjidhni llojin e subjektit për të cilën jeni të interesuar. Për më shumë Regjistri Qendror bën regjistrimin e personave të tjerë juridikë. Kjo perfshin:

Formularët e mëposhtëm mund të përdoren për këto lloje të subjekteve:

Për më shumë informacione, shihni regullativën ligjore ose drejtohuni tek përfaqësuesit e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.