Fshirje (mbyllje) e pavarur dhe procedurë e shkurtuar për likuidim të personit juridik

Vëmendje: Këto udhëzime dedikohen për përdoruesit e zakonshëm dhe përfaqësuesit e subjekteve. Nëse jeni Agjent i Regjistrimit, përmbajuni udhëzimeve përkatëse të shërbimit „Fshirje (mbyllje) dhe likuidim i shkurtuar  (udhëzime për Agjentin e Regjistrimit)“.

Ky shërbim nënkupton mbylljen / fshirjen e personit juridik në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të tjerë Juridikë përmes procedurës të fshirjes së drejtpërdrejtë të personit juridik ose përmes procedurës së shkurtuar të likuidimit, në rast se personi juridik dhe përfaqësuesi i tij ligjor kryejnë procedurën në mënyrë të pavarur (pa ndërmjetësim të gjentit të Regjistrimit). Për informacione në rast të përdorimit të Agjentit të Regjistrimit në fshirjen e drejtpërdrejtë ose procedurën e shkurtuar të likuidimit, shihni shërbimin „Fshirja (mbyllaja) dhe likuidimi i shkurtuar  përmes Agjentit të Regjistrimit“.

Në tabelën e mëposhtëme mundë ti shihni llojet e personave juridikë që mund t'i nënshtrohen fshirjes së drejtpërdrejtë ose procedurës së shkurtuar të likuidimit:

Lloji i personit juridikProceduraMënyrat e mundëshme të dorëzimit
Tregtar individual (TI)Fshirje (mbyllje)Të pavarur elektronike, ose përmes Agjentit të Regjistrimit. Nuk ekziston mundësi për dorëzim në formë të letrës.
PërfaqësiFshirje (mbyllje)Të pavarur elektronike, ose përmes Agjeniti të Regjistrimit. Nuk ekziston mundësi për dorëzim në formë të letrës.
ShoqatëLikuidim në faza, OSE Procedurë e shkurtuar e likuidimitTë pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur.
FondacionLikuidim në faza, OSE Procedurë e shkurtuar e likuidimitTë pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur.
Forma organizative e një organizate të huaj (Dega (filial) e një organizate të huaj)Likuidim në faza, OSE Procedurë e shkurtuar e likuidimitTë pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur.
Bashkësi e pronarëveFshirje (mbyllje)Të pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur.
Subjekte të tjera të rregulluara me rregullore të veçantaNë varësi të llojit të subjektit dhe regjistrit themelues për atë subjektTë pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur.

Për një kontrollim të plotë se cilat procedura të likuidimit ose fshirjes janë të mundshme për lloje të ndryshme të personave juridikë, shihni përgjigjet në seksionin e Pyetje të Bëra më Shpesh më poshtë në të dhënat për këtë shërbim.

Për mundësinë e likuidimit në faza të personit juridik, shfletoni shërbimet:

Këto shërbime janë në dispozicion vetëm për llojet e personave juridik për të cilët rregullativa ligjore lejon një përfundim (ndërprerje) të tillë.

Përfundimi i një personi juridik mund të ndodhë edhe si rezultat i:

Përmes shkëmbimit sistematik të mëtejshëm të të dhënave, çdo ndryshim i të dhënave në RQRMV evidentohen edhe në:

Për dorëzime elektronike, të gjithë pjesëmarrësit në procedurë duhet të kenë një certifikatë dixhitale. Listën e plotë të lëshuesve të certifikatave dixhitale të pranueshme për RQRMV mund të gjendet në këtë lokacion.

Për më shumë informacionе mbi llojet më të zakonshme të subjekteve dhe mënyrën e dorëzimit për fshirje ose procedurës së shkurtuar të likuidimit, më poshtë zgjidhni llojin e subjektit për të cilën jeni të interesuar. Për më tepër, Regjistri Qendror bën regjistrimin edhe të personave të tjerë juridik. Kjo perfshin:

Formulari i mëposhtëm mundë të përdoret për këto lloje të subjekteve:

Për më shumë informacione, shihni rregullativën përkatëse ligjore ose drejtohuni tek përfaqësuesit e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.