Fshirje e pavarur dhe procedurë e shkurtuar për likuidim të personit juridik

Vëmendje: Këto udhëzime dedikohen për përdoruesit e zakonshëm dhe përfaqësuesit e subjekteve. Nëse jeni Agjent i Regjistrimit, përmbajuni udhëzimeve përkatëse të shërbimit „Fshirje dhe likuidim i shkurtuar (udhëzues për Agjentin e Regjistrimit)“.

Ky shërbim nënkupton mbylljen / fshirjen e personit juridik në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të tjerë Juridikë përmes procedurës të fshirjes së drejtpërdrejtë të personit juridik ose përmes procedurës së shkurtuar të likuidimit, në rast se personi juridik dhe përfaqësuesi i tij ligjor kryejnë procedurën në mënyrë të pavarur (pa ndërmjetësim të gjentit të Regjistrimit). Për informacione në rast të shfrytëzimit të Agjentit të Regjistrimit gjat fshirjes së drejtpërdrejtë ose procedurës së shkurtuar të likuidimit, shihni shërbimin „Fshirje dhe likuidimi i shkurtuar  përmes Agjentit të Regjistrimit“.

Llojet e personave juridik që mundë ti nënshtrohen procedurës së fshirjes së drejtëpërdrejtë ose procedurës së shkurtër për likuidim janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Lloji i personit juridikProceduraMënyrat e mundëshme të dorëzimit
Tregtar individual (TI)FshirjeTë pavarur elektronike, ose përmes Agjentit të Regjistrimit. Nuk ekziston mundësi për dorëzim në formë të letrës.
PërfaqësiFshirjeTë pavarur elektronike, ose përmes Agjeniti të Regjistrimit. Nuk ekziston mundësi për dorëzim në formë të letrës.
ShoqatëLikuidim në faza, OSE Procedurë e shkurtuar e likuidimitTë pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur.
FondacionLikuidim në faza, OSE Procedurë e shkurtuar e likuidimitTë pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur.
Forma organizative e organizatës së huaj (Degë e organizatës së huaj)Likuidim në faza, OSE Procedurë e shkurtuar e likuidimitTë pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur.
Bashkësi e pronarëveFshirjeTë pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur.
Subjekte të tjera të rregulluara me rregullore të veçantëNë varësi të llojit të subjektit dhe regjistrit themelues për atë subjektTë pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur.

Për kontroll të plotë se cilat procedura të likuidimit apo fshirjes janë mundësuar për llojet e ndryshëm të personave juridikë, shihni përgjigjet në seksionin e Pyetje të Parashtruara më Shpesh më poshtë në të dhënat për këtë shërbim.

Мundësi për likuidim në faza të personit juridik, shikoni shërbimet:

Këto shërbime janë të disponueshme vetëm për lloje të personave juridik për të cilët rregullorja ligjore mundëson një ndërprerje / pushim të tillë.

Ndërprerje /pushim i personit juridik mund të ndodhë edhe si rezultat i:

Gjat këmbimit sistematik të mëtejshëm të të dhënave, çdo ndryshim i të dhënave në RQRMV evidentohen edhe në:

Për dorëzim elektronik, të gjithë pjesëmarrësit në procedurë duhet të posedojnë certifikatë digjitale. Listën e plotë të lëshuesve të certifikatave digjitale të pranueshme për RQRMV mund ta shihni në këtë lokacion.

Për më shumë informacionе mbi llojet më të zakonshme të subjekteve dhe mënyrën e dorëzimit për fshirjes ose procedurës së shkurtuar të likuidimit, më poshtë zgjedhni llojin e subjektit për të cilin jeni të interesuar. Për më tepër, Regjistri Qendror bën regjistrimin edhe të personave të tjerë juridik. Kjo perfshin:

Formulari i mëposhtëm mundë të përdoret për këto lloje të subjekteve:

Për më shumë informacione, shihni rregulloren përkatëse ligjore ose drejtohuni tek përfaqësuesit e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.