Lista e agjentëve regjistrues të autorizuar

Me ndryshimet e reja të Ligjit për sistemin një sportel dhe udhëheqjen me regjistrin tregtarë dhe regjistrin e subjekteve tjera juridike (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.97/2015) dhe ndryshimet në Ligjin për shoqëri tregatre (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.88/2015), është zgjeruar fusha e kategorisë “Agjent Regjistrues”, me vendosjen e avokatëve si aplikues të autorizuar në formën elektronike për regjistrim të themelimit, ndryshimeve dhe fshirjet nëpërmjet sistemit për e-regjistrim.

Me ndryshimet e Ligjit të sistemit një sportel dhe udhëheqjen e regjistrit tregtarë dhe regjistrin e subjekteve tjera juridike (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.70/2013) është futur një kategori e re parashtrues i aplikimit “agjent regjistrues” në Regjistrin e vetëm tregtarë nëpërmjet sistemit për e-regjistrim.