Regjistri Qendror është institucion, formuar me Ligjin për Regjistrin Qendror. Paraqet një bazë qendrore me informata për personat juridik dhe informata tjera relevante që futen në to. Të dhëna që futen në RQ përpunohen në mënyrë elektornike, përmbledhen, selektohen, ruhen dhe bëhen të kapshme (arritshme) për përdoruesit e interesuar.
Momentalisht, funksionojnë 27 zyre – 10 Regjionale dhe 17 zyre regjistruese, të shpërndara nëpër gjith qytetet më të mëdha në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilat janë të lidhura me IPVNP (rrjeti privat virtual i bazuar në internet protokol) çka mundëson qasje të lehtë në të dhënat për të gjithë përdoruesit e interesuar nga i gjithë teritori i Republikës së Maqedonis së Veriut.
Misioni i RQRMV-sëështë të zgjëron dhe zhvillonë bazat e saja me të dhëna të plotësuese (formimin e regjistrave të reja bazë dhe zhvillimin konstant të regjistrave ekzistues) me çka RQRMV do të bëhet baza e vetme qendrore për informaticione juridike dhe të dhëna tjera relevante, pjestar i rëndësishëm në krijim më të mirë të biznis klimës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, promotor për investime të huaja dhe institucion përgjegjës shoqëror, kjo gjithashtu ka ndikim direkt në zhvillimin e ekonomisë nacionale.
INFORMIM I SAKTË DHE NË KOHË – RRUGA DREJT NJË BIZNESKLIMË MË TË MIRË
Me qëllim që të mundësojmë eksperiencën më të mirë dhe sigurojmë shërbimin më kualitativ kemi definuar strategji për të arritur rezultate të suksesshme, përfitim të besimit tek përdoruesit dhe ndërtimin e një linjë stabile me të njejtit. Ngritje të vazhdueshme të punës sonë ja arrijmë nëpërmjet realizimit të strategjis zhvilluese 2018-2020, dhe implemetimit të planit vjetorë për punë.
Kodeksi i zyrtarëve administrativ.